“Historia ime” në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e 55-vjeçares, Evanthi Papa. Ajo ka rritur e vetme dhe pas asnjë ndihmë vajzën e saj sepse tre muaj pas martesës është ndarë nga bashkëshorti.

Në studio, Evanthia ka treguar se ish-bashkëshorti i saj nuk pranonte që të bënte celebrimin me të dhe shkak për këtë ishte edhe kunata e saj. Ai e përzuri nga shtëpia, edhe pse ajo ishte shtatzënë.

Pa asnjë rrugëzgjidhje dhe e braktisur nga burri dhe familja e tij, Evanthia kthehet tek familja e saj që i hapën sërish dyert e shtëpisë, edhe pse vetëm para 3 muajsh e kishin nxjerrë prej saj, të veshur me vello.

Evanthi: Jam martuar në moshë shumë të pjekur.

Mirela Milori: U martove në moshën 29-vjeçare. Ishte një martesë me dashuri apo me mblesëri?

Evanthi: Ishte martesë me mblesëri. Me atë që patën prindërit më nxorrën me vello, dola nga dera e familjes. Tre muaj martuar erdhi kontradita e celebrimit.

Mirela Milori: Ishe vetëm vetëm me ish-bashkëshortin tënd apo edhe me vjehrrin, vjehrrën, njerëzit e tij?

Evanthi: Kisha kunatin, vjehrrën aty.

Mirela Milori: Ishte vjehrra me ish-kunatin me të shoqen ?

Evanthi: Po!

Mirela Milori: Mbas 3 muajsh thua filluan problemet, të çfarë natyre?

Evanthi: I thashë vjehrrës kam 3 muaj që jam nuse, si ka mundësi që tani ky nuk e merr guximin të bëj celebrimin. Shkoni tha ajo. Shumë e mirë vjehrra. Prindi s’ia do asnjëherë të keqen fëmijës. Këtë e besoj shpirtërisht se jemi prindër.

Mirela Milori: Por nuk u bë? Ti ndërkohë ishe shtatzënë?

Evanthi: Po! Më lind një brejtje, një padrejtësi në shpirt. Dhe më thotë çupa e kunatit, hajde të vemi bashkë ta tregoj unë se ku është posta policore.

Mirela Milori: Pra nuk e njihje Divjakën, nuk dije ku të drejtoheshe dhe doje të bëje celebrimin?

Evanthi: Po! I them kam 3 muaj martuar dhe nuk kam sesi të kthehem vetë i dytë pa faj, tek prindërit, tek familja. Vjen aty dhe thotë: Unë nuk bëj celebrim.

Mirela Milori: Po pse?

Evanthi: Dëgjoi kunatën, se ajo tha unë kur kam lindur djalin kam bërë celbrimin. Moj i thashë unë: Është jeta ime kjo me burrin tim, ti ke pjesën tënde me burrin tënd.

Mirela Milori: Pra ti nuk bëre celebrim?

Evanthi: Kjo erdhi mosmarrëveshja me burrin.

Mirela Milori: Ti vendose të ndahesh, të shkosh tek shtëpia e prindërve?

Evanthi: Po ku të vija!

Mirela Milori: Po ai nuk të tha të qëndroje, qoftë edhe pa celebrim?

Evanthi: Jo, jo tha dil jashtë. Kam ndenjur rreth hardhive atë natë. E ndjeva veten ngushtë. Dil dhe dil jashtë, ma mbylli dhe derën. Pa folur, pa grindur, vetëm mosmarrëveshje celebrimi.

Marrë nga Klan TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re