Sot Gjykata e Kukësit ka shqyrtuar kërkesën ndaj këngëtares Fjolla Morina.

Gjykata ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të shtetases kosovare Fjolla Morina e akuzuar për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit parashikuar nga neni 278/A/1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në të njejtën seancë Gjykata e Kukësit ka vendosur pushimin e ndjekjes penale te shtetasve Fisnik Syla dhe Fitim Muji. Pra këngetarja Fjolla Morina shkon si e akuzuar e vetme dhe jo në bashkëpunim. Burime bëjnë të ditur se kengetarja Fjolla Morina e përfaqësuar nga avokatja e saj Aurora Guska, i ka kërkuar gjykatës që çështja në ngarkim të saj të gjykohet me gjykim të shkurtuar pasi çështja mund te zgjidhet në themel në gjendjen që janë aktet.

Edhe ne seancën e sotme Fjolla Morina në deklarimin e saj para trupit gjykues është shprehur se armën nuk e ka patur për qëllim trafikimi e as për fitim duke i qëndruar deklaratave të saj të dhëna më parë. Fjolla Morina vazhdon të jetë ë në arrest shtepiak në qytetin e Kukësit.

/faxweb