Pasi u lirua nga qelia e paraburgimit, Fjolla Morina, ka reaguar së fundmi avokati i këngëtares së njohur shqiptare.

Gjatë një prononcimi për “Fax News”, avokati Fanol Krasniqi ka thënë se ky ishte një vendim i drejtë pasi Gjykata ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e saj.

Sipas tij, vepra penale “thyerja e arrestit shtëpiak” nuk sanksionohet me burg.

“Ky është një vendim i drejtë për klientin time. Kontrabandimi me armë nuk është vendimi i formës së prerë. Gjykata ka kërkuar që bëhet fjalë për trafikim armësh apo bëhet fjalë për arratisje nga arresti shtëpiak. Shteti kërkues i ka kthyer gjykatës themelore në Prishtinë nuk bëhet fjalë për trafikim armësh por për daljen pas arrestit shtëpiak. Pra në Kosovë kjo vepër penale nuk sanksionohet me burg. Kur zhvillohet procedura për ekstradim vendosen përballë vetëm vendimet e shtetit kërkues”, tha avokati, Fanol Krasniqi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re