Këngëtarja kosovare Fjolla Morina u arrestua dje në pikë kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri me vete. Ditën e sotme ajo ka pranuar autorësinë e armëve ndërsa është shprehur se e kishte harruar në çantë.

“E kisha harruar disa kohë në cantë. Pa ditur që pistoleta ishte aty, udhëtova drejt Shqipërisë”, mësohet të jetë shprehur Fjolla.

Këngëtarja 34- vjecare po udhëtonte edhe me dy persona të tjerë, të cilët kanë rënë po ashtu në prangat e policisë. Pistoleta tip “Zoraki”, me 23 fishekë u gjet në çantën e dorës, ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë tip çakmak. Sipas Kodit Penal ajo rrezikon nga 10 deri në 20 vite burg për trafikimi të armëve të zjarrit. Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë që shoqëronin këngëtaren, F.M dhe F.S të dy 29 vjeç, njëri banues në Kosovë e tjetri në Belgjikë./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re