Marrja e detyrës, si kryetar i ri i Bashkisë Berat i jep menjëherë Ervin Demos edhe postin e presidentit të FK Tomorit duke zëvendësuar aty Petrit Sinaj. Qënia e Tomorit në 100% me aksione të Bashkisë i jep pikërisht kryebashkiakut rolin drejtues edhe në klub.
Kështu një nga vendimet e para të Demos në zyrë ishte përzgjedhja e Ismet Ajazit, si administrator i ri i klubit. Ajazi është i njohur, si njeriu që ka drejtuar Tomorin në këtë pozicion gjatë sezonit 1999 – 2000. Por në vazhdimësi ka punuar edhe në FSHF kryesisht në seksionin e moshave.
Sipas njoftimit në rrjetet sociale do të jetë e hëna edhe dita e nisjes së përgatitjes për sezonin e ri futbollistik./Berati.TV
Më poshtë njoftimi zyrtar i klubit:
FKT | Lajm
z.Petrit Sinaj nuk është më president i Tomorit. Presidenca e klubit i takon z.Ervin Demo, i cili tanimë ka marr në mënyrë zyrtare edhe drejtimin e Bashkisë së Beratit.
Kujtojmë që Futboll Klub Tomori menaxhohet 100% nga institucioni i Bashkisë së këtij qyteti.
I urojm suksese z.Demo në menaxhimin e një prej klubeve më me tradita që njeh vendi jonë.
ADMINISTRATORI
Futboll Klub Tomori ka vendosur administratorin e ri gjatë ditës së sotme. Pas shqyrtimit të disa kandidaturave, Tomori ka vendosur që në postin e administratorit të emërojë z.Ismet Ajazi.
Një emër i tillë natyrisht që është shumë i njohur nga i gjithë ambienti sportiv beratas dhe shqiptar, sepse kemi të bëjmë me një delegat të FSHF-së që ka lënë gjurmë pozitive në detyrën e kryer. Gjithashtu, theksojmë se këtë pozicion z.Ajazi e ka mbajtur edhe në vitin 1999-2000.
Ditën e hënë fillon puna për krijimin e skuadrës së re. #ForcaTomori