Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për mediat pas përfundimit të seancës plenare, ku u miratua për 5 minuta në parim mes kaosit dhe tensioneve, projekbuxheti i vitit 2024, me 73 vota pro.

Berisha është ndalur tek flakadanët e ndezur në Kuvend nga deputetët e opozitës, për të cilët tha se “dogjën procedurën antikushtetuese të shumicës”.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta çojë në gjykatë miratimin në parim të projektbuxhetit, Berisha u shpreh “për hapat jemi në vazhdim. Ata do e votonin me zoom”.

Sali Berisha: Sot ishte kulmore. Mos i shihni si flakadanë, por si një mjet që dogji procedurën antikushtetuese. Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese të shumicës. Rama po ndiqte Facebook-un tim nga dhoma. Aty ishte kohë protesta, unë ja numërova një nga një. Procedura është antikushtetuese, antiligjore

Pyetje: Do e çoni në gjykatë miratimin e buxhetit?

Berisha: Për hapat jemi në vazhdim. Ata do e votonin me zoom. Beteja jonë nisi për këto arsye, për mohimin e komisioneve, dhe mohimin për të sjell në Parlament 32 ligje dhe rezolutën të opozitës. Aksioni nisi sepse ministrat nuk paraqiten në seanca si duhet.

Pyetje: Do ti merrni të drejta tuaja në këtë mënyrë?

Berisha: Do fitojmë! Beteja është pa kthim

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re