Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan urdhëroi ngrirjen e aseteve për dy sekretarë amerikanë, atë të Drejtësisë dhe Sigurisë.

“Po lëshoj një urdhër sot: t’u ngrijmë pronat apo pasuritë sekretarëve amerikanë të Drejtësisë dhe të Sigurisë në Turqi, nëse i kanë”, tha Erdogan, si përgjigje ndaj sanksioneve që Uashingtoni vuri për dy ministra turq.

E gjitha kjo përplasje mes dy poleve të politikës botërore, ka ardhur për shkak të rastit të priftit evangjelist amerikan Andrew Craig Brunson, të cilin Turqia po e mban të paraburgosur me akuzat për rol në grushtin e dështuar të shtetit dy vjet më parë, pasi thotë se është mik dhe aleat me klerikun Fetyllah Gylen.

“Ata që mendojnë se gjuha e kërcënimeve dhe vendimeve të pakuptimta mbi sanksionet për të detyruar Turqinë të bëjë hapa pas do ketë efekt. Amerika dhe Evropa nuk mund të përdorin Turqinë si material për politikat e tyre të brendshme”, tha Erdogan.

SHBA i kërkon Turqisë qa të lëshojë priftin, ndërkohë që nuk pranon ta esktradojë Gylenin, gjë të cilën Ankaraja ia kërkon këmbëngulësisht prej dy vjetësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re