Ilustruese
Një zjarr masiv është përhapur sërish në kodrat e karaburunit. Zjarri ka rënë pranë pikës ushtarake të Pashalimanit. Burime për Faxweb bëjnë me dije se zjarrëfiksja ka shkuar në zonë dhe po përpiqet të neutralizojë flakët.
Kujtojmë se edhe përpara dis ditëve kjo zonë u përfshi nga flakët, shuarja e të cilave u bë e mundur nga ekipet zjarrëfikëse të Vlorës. Gjatë periudhës së verës në vend pati zjarre massive pothuajse në të gjithë territorin. Zjarre të cilat u neutralizuan gjatë muajit shtator për shkak edhe të motit me reshje intensive.
/faxweb
