Kjo e martë ka riaktivizuar disa vatra zjarri në pyllin me pisha në fshatin Kraps të Fierit.

 

Flaket u përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit dhe erërave të forta që favorizojnë shtrirjen e tyre në një sipërfaqe më të gjerë. Pavarësisht përpjekjes së zjarrfikësve, flakët arritën deri pranë disa shtëpive.

 

Në terren ndodhet edhe drejtori i Emergjencave Civile, Haki Cako, i cili pohon se situata e zjarreve është një emergjencë kombëtarë. Ai shton se çdo strukturë e Emergjencave Civile është në gatishmëri të plotë, ndërsa bën me dije se deri më tani janë regjistruar vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.

 

Nga ana tjetër, të shqetësuar banorët, kërkojnë sa më shumë ndihmë.

 

Jemi shumë të rrezikuar, jashtë mase. Ça të themi ne, e shkoni edhe vetë. Po afrohet zjarri te shtëpitë. Zjarri mund të fiket me ndihmat tuaja me ndihmat e shtetit. Nuk kemi çfarë bëjmë ne, ne po mundohemi”“Janë djegur dy tre shtëpia deri tani. Nuk shuhet me dorë. Era e ndihmon zjarrin. Duhen mjete nga shteti. Janë shtëpi të banuara. Bagëtitë janë brenda në kasolle. Kërkojmë ndihma sa më shpejt”

 

Vetëm dy ditë më parë shuarja e zjarrit u be e mundur edhe pas nderhyrjes nga ajri pasi zjarri doli jashte kontrollit duke u perhapur nga pylli i Peshtanit drejt Krapsit. Ndërkohë ka filluar ndërhyrja nga ajri në zonen e Krapsit.

 

Per shkak të përhapjes së menjëhërshme të flakëve situata po bëhet alarmante e për pasojë autoritetet kanë kërkuar perforcime edhe nga Patosi e Rroskoveci .

 

Siperfaqa e djegur ne Peshtan u vleresua ne me shume se 30 hektare te mbjelle me dushk, pishe dhe ullinj ndersa nuk u rrezikuan banesa.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re