Flakët në Malin e Gjerë po përparojnë drejt qytetit të Gjirokastrës.
Ushtria, efektivë policie dhe forcat zjarrfikësve, si edhe vullnetarë janë nisur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm drejt Malit të Gjerë për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Me shume se 11 forca zjarrfikëse të Bashkisë Gjirokastër, 34 forca vullnetare dhe 50 ushtarë janë angazhuan në këtë aksion. Ndërkohë situata konsiderohet si kritike.
