Skip to content

Flakët përfshinë spitalin Covid në Tetovë, bilanc tragjik nga shpërthimi, shënohen mbi 20 viktima. Të pajetët nxirren nga godina e shkrumbuar të mbuluar më çarçafë (PAMJE)

Një ngjarje tepër e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, aty ku flakët kanë përfshirë një spital me pacientë të infektuar me Covid-19.

Sipas mediave të vendit fqinj, flakët që kapluan sonte Spitalin Covid në Tetovë kanë marrë mbi 20 viktima dhe shumë të plagosur.

Ndërkohë, është djegur gati tërësisht pjesa e Spitalit ku kanë qenë të shtrirë pacientë me Covid, por duket se viktima ka edhe në mesin e personelit mjekësor.