Pasditen e sotme, në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, në rrugën që të çon drejt fshatit Palokastër, një zjarr përfshiu kodrën pas shkollës së zonës, duke djegur bimësi të thatë dhe shkurre.

Flakët rrezikuan një banesë pranë zonës së prekur, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse shmangu përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Në vendngjarje mbërritën 12 efektivë, dy automjete zjarrfikëse dhe dy mjete ndihmëse, të cilët punuan për disa orë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve. Ata përdorën pompa shpine, mjete goditëse dhe ujë për të përballuar vatrën aktive.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh me barëra dhe shkurre, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe banesa u shpëtua nga përfshirja në flakë.

Autoritetet lokale po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, për shkak të rrezikut të lartë të zjarreve në këtë periudhë të nxehtë vere.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko