Skip to content

Flakët “përpijnë” siperfaqe të konsiderueshme me ullishte në Lushje

Një sipërfaqe e madhe me ullishte është përfshirë nga flaket mengjesin e kësaj të mërkure në hyrje të qytetit të Lushnjës.
 
 
Zjarri i konsiderueshëm ka rënë në kodrat e Allprenajt ndërsa era e fortë ka favorizuar ndjeshëm përhapjen e flakëve.
 
 
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të cilët prej mengjesit të ndihmuar edhe nga banore kanë punuar për shuarjen e zjarrit.