Vatrat e zjarrit në fshatrat e njësisë administrative Tërpan kanë rrezikuar banesat.
Bëhet fjalë për fshatrat Vokopl, Zhapokik, Rehovë, Tërpan.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Skraparit, Beratit dhe Poliçanit.
Mësohet se tre shtëpi janë përfshirë nga flakët ndërsa po luftohet për të shpëtuar banesat e tjera.
