Subscribe

Masivi pyjor i Pishporos dhe Darëzezës së Fierit vijon të jetë nën kërcënimin e flakëve që tashmë janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme. (efekte) Kjo është dita e gjashtë e betejës me zjarret në këtë zonë që ndër të tjera karakterizohet nga një terren i vështirë për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se është kërkuar ndërhyrje nga emergjenca civile e Bashkimit Europian.

 

TAULANT BALLA

MINISTER I BRENDSHEM

“Jemi në fazën që vetëm me forcat tona nuk e përballojmë dot këtë situatë të vështirë edhe sepse kjo është një zonë e cila për shkak të mungesës së rrugëve e ka bërë që të ishte e vështirë ndërhyrja. Presim përgjigje të kërkesës sonë për aktivizimin e mekanizmit, ndërkohë përforcimet kanë ardhur edhe nga qarqet e tjera.”

 

Të favorizuara nga era e fortë detare , vatrat e zjarrit në pyll janë riaktivizuar dhe janë përhapur në një afërsi deri në 300 metra pranë zonës së banuar dhe bizneseve që operojnë në të.

 

LEFTER SHEHAJPREFEKTI I QARKUT FIER

“Zjarri është nga sipërfaqja e tokës në një lartësi prej 10 deri 15 metrash, kjo e vështirëson edhe më shumë punën e forcave zjarrfikëse dhe ndërhyrjen e mjeteve. Për shkak të erës së fortë dhe riaktivizimit të vatrave të zjarrit, na është dashur edhe të tërhiqemi për të mos rrezikuar forcat zjarrfikëse.”

 

Së fundmi, një tjetër person është arrestuar nga uniformat blu nën akuzën për zjarrvënie të qëllimshme.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re