Një zjarr i madh ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë që prej mëngjesit të së dielës. Shefi i zjarrfikësve, Luan Kapaj ka treguar për ABC News, se si është situata aktuale e zjarrit.

Ai ka zbuluar se gjithçka është në kontroll, por ka qene një zjarr tepër i vështirë, pasi mbetjet e grumbulluara janë nga më të ndryshmet. Si pasojë, kanë rrezikuar jetën e tyre për të mos ndikuar te banesat.

Situata për momentin është në kontroll, por ka qene një zjarr tepër i vështirë për ta vënë në kontroll, sepse këtu te vendi i grumbullimit të mbetjeve, ka lloj lloj mbetjesh që digjen dhe krijojnë shpërthime të ndryshme. Plus era që i përhapi në mënyrë të rrufeshme ndikoi. Banesat nuk rrezikojnë, sepse ne rrezikuam jetën tonë për të mos u përhapur më shumë ky zjarr.

Mbetjet janë depozituar me vite të tëra dhe është shumë vështirë për ta vënë në kontroll këtë zjarr”, tha Kapaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re