Skip to content

Flakët rrezikojnë banesat në Fier-Shegan, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

ea1bbf3177790efc853b71adb4f6223c

Flakët e zjarrit kanë përfshirë ullishte dhe sipërfaqe me shkurre të thata në fshatin Sejmenas, njësia administrative Fier-Shegan, në Bashkinë Lushnjë.

Tre zjarrfikëset e Lushnjës, dhjetëra efektivë policie, si dhe banorët e fshatit që kanë banesat pranë ullishteve, kanë luftuar me flakët për dy orë për t’i mbajtur ato larg banesave.

Aktualisht, situata është nën kontroll të plotë dhe vatrat e zjarrit po monitorohen nga afër. Grupi i punës së Policisë së Shtetit, specialistët dhe policia shkencore po punojnë njëkohësisht për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si rezultat i një shkëndije elektrike në rrjetin shpërndarës të fshatit.