Në Kukës vijon operacioni për shuarjen e zjarreve nga toka dhe ajri dhe po pritet ndihmë me forcat e ushtrisë dhe zjarrëfikëses edhe nga Kosova, me kërkesë të kryetarit të bashkisë Kukës Safet Gjici.

Situata aktuale ne Vatrat e zjarrit dhe gjatësia e vijës qe pershkohet nga zjarri është afërsisht 5 Km dhe me ketë ritem rrezikohet lagjia Leproj ne fshatin Shemri te Njesise Administrative Malzi. Jane marrë masat e evaukimit te banorëve bashkë me bagetitë ne raste se arrin zjarri ne lagje.

Zjarri ka përfshirë vendin tonë prej më shume se dy javësh dhe situata ka qenë problematike edhe në shumë zona të Kukësit, në malin e Gjalicës, malin e Rrunës, në afërsi të tunelit të Kalimashit dhe në Shëmri.

Ndërkohë në vend situata më kritike paraqitet në malin e Dukatit në Vlorë si dhe në Karaburun, aty ku flakët rrezikojnë që të prekin dhe Parkun e Llogarasë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re