Flakët kanë rënë rreth orës 06:00 të mengjesit në godinën që ndodhet në rajonin nr 5 në Lushnje.
Magazina e prodhimit të arkave të drurit, është në pronësi të shtetasit kastriot Lleshaj.
Magazina kishte në brendesi të saj drurë për prodhimin e arkave si dhe mbeturina druri e tallashi.
Katër zjarrëfikëse kanë shkuar shpejt në vendngjarje e flakët u minimizuan pas gati 2 orë punë të repartit zjarrëfikës.
Fatmirësisht zjarri ka rënë në një orar si i mëngjesit ku nuk ka pasur punëtore brenda/
Megjithatë edhe policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
