Një magazinë të vjetër që ndodhet në lagjen “Pavarësia” në Vlorë është përfshirë këtë nga flakët.

Ndërtesa përdorej si pikë grumbullimi e materialeve të mobilerive dhe gomave të makinave, por shfrytezohej gjithashtu edhe nga të pastrehë.

Fatmirësisht zjarri nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz por vetëm dëme të shumta materiale.

Zjarrfikësit shkuan menjëhere në vendin e ngjarjes për të normalizuar situatën ndërsa për disa minuta jane parë re tymi si pasoje e djegies së gomave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re