Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonen pranë liqenit të Sharrës ku disa ha me shkurre janë shkrumbuar nga flakët, duke rrezikuar edhe banesat që ndodheshin pranë.Kanë qënë banorët e zonës që janë munduar që të huajnë flakët me mjete rrethanore dhe kanë lajmëruar zjarrëfikëset.

Zjarrfikësit arriten që ta shuajnë flaket fillimisht duke e larguar rrezikun nga banesat përreth. Për neutralizimin e vatrës janë angazhuar 6 zjarrfikëse nga të gjitha stacionet.

Disa banorëve që kanë qenë më afër zjarrit u është kërkuar që të lënë shtëpitë deri ne normalizimin e situates.

Një tjetër vatër zjarri ështyë shënuar në Krujë. Mësohet se 1 ha ullishte eshte djegur totalisht.Vatra ka qene ne afërsi të varrezave të dëshmorëve. Sipas zjarrëfikësve dëmi i shkaktuar është i madh, pasi mbi 800 rrënjë ullinj janë shkrumbuar.Sipas ekspertëve të dy zjarret kane qene et qellimshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re