Shënohet Dita e pestë e zjarrit në Malin e Tomorrit,disa vatra zjarri drejt neutralizimit,të tjera duke u përhapur nga era. Në ndihmë për fikjen e zjarrit banorëve të fshatrave përreth Tomorri dhe helikopterë.

Që prej mëngjesit të së hënës vijojnë flakët në Malin e Tomorrit, ku dyshohet se persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin kurorës me pisha.

Tereni i vështirë ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme të malit dhe duke vijuar të jetë ende aktiv.

Temperaturat e larta dhe era kanë bërë që zjarri të përhapet, duke krijuar vatra të reja, ndërkohë që në disa zona raportohet se shumë vatra zjarri janë drejt neutralizimit. Në ndihmë të punonjēsve të AKZM-së kanë mbërritur sot edhe Forcat e ushtrisë, banorë të fshatrave përreth Tomorrit, si dhe punonjës të bashkisë. Duke qënë se terreni është i vështirë dhe mjetet e kanë të pamundur futjen në zonë, zjarri është duke u fikur prej disa ditësh me forca njerëzore.

Dy helikopterë kanë kryer gjatë ditës së sotme 28 hedhje uji nga lartësia në të dyja gjitha e zjarrit po kjo nuk ka mjaftuar që të neutralizohen të gjitha vatrat e zjarrit që edhe sot janë përhapur në disa zona nga era.

Burimet zyrtare nga ADZM Berat  konfirmojnë se deri më tani janë djegur rreth 23 hektar pyllë me pisha si dhe janë djegur disa vendbanime të kafshëve të egra.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re