Dhjetëra mijëra flamuj të Spanjës janë vendosur në një park të Madridit në shenjë nderimi për ata që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. Flamujt e shumtë u vendosën në parkun Roma të dielën. Më shumë se 31,000 persona kanë vdèkur nga virusi i ri që nga koha kur pandemia u paraqit në Spanjë, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

Megjithatë, numri i vërtetë i víktimave mund të jetë më i madh për shkak se disa raste fátale mund të mos jenë llogaritur në sistem në fillim të pándemisë, shkruan BBC. Të hënën, disa zona shtesë të Madridit pritet të futen nën masa ízoluese për shkak të valës së dytë të vírusit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re