Skip to content

Flamur Noka akuza të forta: Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar Ulsi Manjës t’i fus gruan në punë

flamur noka ne prokurori protesta1

flamur noka ne prokurori protesta1Deputeti Flamur Noka ka hedhur akuza të forta ndaj nënkryetarit të PD Enkelejd Alibeaj, duke thënë se ky i fundit i ka kërkuar Ulsi Manjës që t’i fus gruan në punë.

Në një intervistë për Ora News, Noka tha se në pazare me Edi Rama është Lulzim Basha së bashku me grupin e tij.

Flamur Noka: Kush merr tender? Një kryetar i emëruar i pengut këtu, një kryetar i emëruar i pengut atje. Kontrata miliona euro me firmën e Edi Ramës. 

Kush qenka në pazar, ai që i kërkon kryetares t’i japë fjalën Sali Berishës, apo ai që i thotë Ulsi Manjës kujdes mos u përziej në pazaret në Dibër aty në kurriz të demokratëve, apo ai që i kërkon Ulsi Manjës që i kërkojnë t’i fusin gruan në punë.

Pyete Ulsi Manjën  se kush i ka kërkuar t’i fus gruan në punë.

Pyetje: Kush ia ka kërkuar?

Flamur Noka: Enkelejd Alibeaj. Kush është në Pazar me Ulsi Manjën.