Ish-deputeti demokrat, Flamur Noka akuzoi Astrit Patozin dhe Jozefina Topallin se janë në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

Noka deklaroi për “Quo Vadis” se asnjë prej këtyre figurave që dalin prej opozitës dhe formojnë parti më vete nuk e dëmton PD.

“Unë do të doja që në gjirin e forcës tonë politike të ishin të gjithë kontributorë, gjithsecili ka zgjedhur rrugën e tij.

Ata që kanë zgjedhur rrugën e tyre për t’u bashkangjitur Rilindjes, janë në punën e tyre. PD nuk e dëmton asnjë individ, kushdo qoftë, ish apo çfarëdo”, deklaroi Noka!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re