Deputeti i PD-së Flamur Noka ka deklaruar se shkarkimi i Ardit Veliut nuk i zgjidh problemet në Polici.
I ftuar për të komentuar këtë çështje në emisionin “Breaking” në Top News, ai ndër të tjera tha se Veliu e zhyti kupolën e policisë në llum.
Noka tha se Policia e Shtetit duhet të pastrohet duke pasur si shembull kohën kur ai ka shërbyer në postin e ministrit të Brendshëm gjatë mandatit të dytë të qeverisë “Berisha”.
“Ardi Veliu pati probleme që kur mori detyrën. E zhyti kupolën e policisë në llum. Largimi i tij nuk e pastroi policinë e Shtetit. Kupola është e inkriminuar dhe e zhytur në batak. Policia lëngon”, është shprehur Noka.
Sipas të njëjtit, pastrimi i policisë duhet nisur nga kupola.
“Duhet pastruar me rrënjë kupola e policisë shqiptare. Me me dhjetëra titullarë të përfshirë në kanabizimin e policisë dhe të lidhur me krimin.
Ardi Veliu nuk bëri asnjë reformë, do mbahet mend për shkatërrimin e policisë së shtetit”, u shpreh Noka.
