Pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas thirrjes që i është bërë nga Gjykata Speciale, ka reaguar edhe vetë Flamur Noka.

Noka shprehet se, me aktin e ndërmarrë, Haradinaj tregoi se është burrë shteti, ndryshe nga Rama.

“Burrat e shtetit nga burrecat e karriges së pushtetit i diferencojnë aktet. Ramush Haradinaj tregoi veten që është burrë shteti. 

Për vendin e për shtetin sakrifikoi pushtetin. Edi Rama për pushtetin po shkatërron e varros vendin dhe shtetin”, shkruan Flamur Noka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re