Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka rrëfeu një përballje me Lulzim Bashën duke u shkëmbyer në një prej korridoreve të parlamentit. Noka tha se Basha kërkoi t’i flasë, por ai e ka anashkaluar.

“Jemi shkëmbyer në korridorin e parlamentit. Ai ndaloi. Ditën më të sikletshme të tij ku kishte marrë vesh që një grup deputetësh po organizohen t’i kërkojnë largimin dhe ishte hera e parë që e pashë në kafe dhe po mundohej t’i lëpihej çdo deputeti.

Në korridor ne po dilnin, u mundua të afrohej për t’u takuar, por nuk e gjykuam. Korridori ishte i gjerë.

Mu kujtua në atë moment vetëm një gjë: Lulzim Basha se bashku me ndonjë rreth vetes që ka aty, që kishte shkuar në datën 7 janar, por edhe në 9 janar, ambasadë më ambasadë duke u thënë se unë dhe Berisha ishim vrasës dhe kishim shkuar për t’i vrarë. Vetëm për këtë kisha neveri për ta takuar.

Mua m’u faneps një Lul së bashku me mëkëmbësen e tij duke iu thënë ambasadorëve se është një kriminel Flamur Noka. Unë gëlltis shumë gjëra, por këtë gjë e kam të vështirë ta gëlltis”, – tha Noka në ABC.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re