Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka komentuar shpalosjen e flamurit turk në fasadën e Universitetit të Tiranës, për 97 vjetorin e Republikës së Turqisë.

Presidenti tha se ky është një akt për të tërhequr vëmendjen nga ngjarjet e rëndësishme në vend, si miratimi i Kodit Zgjedhor pa konsensus. Për Presidentin, ky veprim i kryeministrit është i ngjashëm me rastet kur ai vesh “brekushe dhe atlete”.

“Nuk u lodhët, keni 20 vjet që merreni me atletet, me brekushet me lloj lloj karagjozllëqe? Shmanget vëmendja nga akti më i rëndë që ndodhi dje në Kuvendin njëpartiak, apo vdekjet nga Covidi dhe keqmenaxhimi katastrofik i situatës. Kështu që mos më pyet mua për këto. Janë si puna e brekusheve, si puna e atleteve“, tha Meta.

Ndërsa analisti Robert Rakipllari tha se ky veprim është një servilizëm i Edi Ramës ndaj Erdoganit.

“Servilizëm i Ramës ndaj Erdoganit. Marrëdhënia që kemi me Turqinë është strategjike, por ky është servilizëm“, tha Rakipllari.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re