Ish-Presidenti amerikan Barack Obama dhe liderët e tjerë botërorë kanë vendosur t’i japin fund rolit të Rusisë në grupin e 8 kombeve më të industrializuara të botës, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë më datë 25 Mars të 2014.

Ndërkohë Presidenti i SHBA Donald Trump tha të mërkurën se do të ishte “e logjikshme” të ftohej presidenti rus Vladimir Putin për t’iu ribashkuar Grupit të Shtatëshes, duke shtuar se do të ishte shumë më e lehtë për të zgjidhur çështje të ndryshme nëse Moska do të përfaqësohej në këtë grup.

“Shumë nga gjërat për të cilat ne flasim janë për Putinin,” tha Presidenti Trump në një intervistë për Radion Fox Neës. Ai tha: “Le ta kemi atë në sallë… për të zgjidhur gjërat”, shkruan VOA.

Fundjavën që kaloi, Presidenti Trump hodhi idenë e zgjerimit të G7s, i përbërë nga ekonomitë më të zhvilluara të botës, për të përfshirë edhe njëherë Rusinë, e cila u dëbua nga ky grup në vitin 2014 pas aneksimit nga Moska të rajonit ukrainas të Krimesë dhe 3 shtete të tjera (Lexo këtu).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re