Erion Isai, aktori i humorit që jemi mësuar ta shohim në ekrane duke na argëtuar, tashmë do të jetë në krye të bashkisë së Kolonjës falë shërbimit ndaj PS.

Këtë lajm ai e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët nuk i kanë kursyer kritikat e shumta.

Ai mori 4279 vota në votimet një-partiake të PS në 34 bashki të vendit. Shumë prej komentuesve i kanë vërshuar komentet lumë jo vetëm duke i përmendur aktrimin e dobët, por duke e krahasuar këtë me punën që ai mund të bëjë për bashkinë.

Disa prej komenteve

Ishalla nuk “shkëlqen” bashkinë ashtu si shkëlqen në aktrim.”Lere se ky ka qenë humorist i madh, ka 2 vjet me Besin vec flasin budallallëqe me mbush emisionin, përsërisin të njëjtat gjëra.”I revoltuar nga komentet, ai ka replikuar me ndjekësit duke u shkruar një paragraf të gjatë.

Ai shkruan:

Hera e parë dhe e fundit që replikoj me ty. Së pari kosideratat e tua për mua më bën të mendoj që kur ju jap këtë reaksion vulgut si puna juaj, do të thotë që po bëj dicka. Shiko e thellohu se bukuria nuk matet në vendosje tiparesh fizike, apo hapsirash veshje-zhveshje. Të uroj që në jetë të kesh një mendie gjithmonë e më të bukur. Të uroj shëndet”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re