Humbja e perceptimit të aromës dhe shijes mund të jetë një nga simptomat që shfaqet te të infektuarit nga koronavirusi.

Sipas virologut gjerman, Dr. Hendrik Streeck i cili është duke
koordinuar masat e marra nga qeveria gjermane në përpjekje për të
frenuar epideminë e koronavirusit në zonën e Heinsberg, qyteti në North
Rhine-Westphalia, ku është edhe epiqendra e përhapjes së epidemisë në
Gjermani,

pasi janë intervistuar të gjithë personat e infektuar ka rezultuar
se dy të tretat e tyre kanë patur humbje të ndjesisë së aromës dhe
shijes për disa ditë.  Kjo ishte aq e fortë sa një nënë nuk ishte në
gjendje të perceptonte erën e pelenës së pistë të foshnjës së saj.

Diarre e zakonshme 

Ndër simptomat e tjera të identifikuara, përveç kollës së thatë dhe
etheve, Dr Streeck shpjegon se ka vërtetuar një incidencë të
konsiderueshme diarreje, e cila ishte e pranishme në 30% të personave të
infektuar, gjë që tregon se  virusi mund të sulmojë edhe traktin
gastrointestinal.

Edhe Massimo Galli, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e
Milanos dhe shef i departamentit të Sëmundjeve infektive në spitalin
Sacco i pohon konstatimet e kolegut gjerman. “Në pacientët tanë ne
shpesh shohim simptomat e anosmisë (ndryshimi i erës) dhe dysgeusia
(ndryshimi i shijes) – konfirmon Massimo Galli.

Humbja e shijes dhe erës mund të shfaqet edhe në infeksione të tjera
të traktit respirator, por në Covid-19 ato shfaqen më të shpeshta dhe më
të rënda.

Galli thotë gjithashtu se “Për momentin nuk e dimë nëse shqetësimi
është kalimtar, domethënë nëse me shërimin ndjeshmëria mund të
rikuperohet plotësisht. Mund të them me siguri – përfundon Galli – se
është një simptomë që shfaqet drej

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re