Në spitalin e Krujës vijojnë të shfaqen banorë me shenja të helmimit ndërsa deri më tani ka shkuar në 500 numri i personave që kanë marrë mjekim.

Njëri prej të shtruarve ka treguar se ka shkuar në spital në orën 3 të mëngjesit ndonëse kishte dy ditë i helmuar.

“Mirë jam. Kam dy ditë që jam helmuar, kam ardhur në 3 të natës për të bërë një serum. Se di sa probleme kam”, tha i shtruari për Abc News.

Bashkëshortja e tij që po i qëndronte pranë tha se edhe vetë ajo është helmuar por jo në atë gjendje sa për të shkuar në spital. Ajo tregon se edhe mbesën e saj të vogël e kanë sjellë në spital për serum.

“Burri erdhi natën, edhe vetë kam qenë por jo për serum. Vajza e vajzës ka qenë në serum”, shtoi ajo.

Të shtruarit e tjerë kanë folur për shenjat e helmimit si dhe kanë treguar nëse fqinjët e tyre kanë pasur probleme.

“Kam temperaturë dhimbje koke, jam shtruar tani. Nga familja vetëm unë jam sëmurë, për komshinjtë se di se jam në shtëpi private. Tani jam pak më mirë”, shtoi një tjetër.

“Edhe komshinjtë e mi kanë pasur probleme”, tha më tej një banor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re