Skulptori Agim Rada i ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News foli në lidhje me sistemi e diktaturës komuniste në vendin tonë dhe ndryshimet që janë bërë ndër vite në demokraci.
Rada nuk u shpreh shumë optimist për realitetin politik, duke theksuar se nuk është bërë asnjë lloj ndryshimi, ndërkohë që shtoi se njerëzit mundohen që të gjejnë një pozicion nën llogoret e partive politike.
“Këtu nuk ka bërë asnjë lloj ndryshimi. Shoh vetëm një tallje me njerzit që nuk e kuptojnë dhe secili mundohet që të gjej një pozicion nën llogore, nën PS, LSI, PD. Kanë krijuar institucione pafund për të strehuar banditët e vegjël.”- tha Rada.
Duke folur për artin dhe krijimtarinë në vitet e diktaturës, Rada tha se nuk mund të quaj krijues Dritëro Agollin dhe Ismail Kadarenë, pasi sipas tij i kanë shërbyer një prej regjimeve më të egra në botë.
“Unë nuk mund të quaj krijues Dritëro Agolli, apo Ismail Kadarenë, ishin ca shërbetor sa sahanlëpirës, që pa këto Eneveri do të ishte debil.
Kur ne ishim të rinj kur kalonte Ismail Kadareja, thonim po kalon djali madh i shokut Enver. Duan që ti ndriçojnë me dhunë, fëmijët tanë nuk do ti lexojnë më. Ato kanë qenë në shërbim të një regjimi nga më të egrit në botë dhe ato janë karta të djegura që i shërbyen këtij regjimi. Ketu keni një person që nuk ka votuar asnjëherë!”- tha Rada.
/faxweb
