Policia e Korçës vuri në pranga dy persona të akuzuar si përgjegjës për vdekjen e 35-vjeçarit Elvis Josifi, teksa ishte duke punuar në një ndërtesë, ditën e djeshme.

Ndërkohë, avokati i dy të ndaluarve Esmerald Xhafa ka thënë për mediat se arrestimi është i paligjshëm.

“Ndalimi i paligjshëm pasi nuk janë personat përgjegjës për të kontrolluar makineritë. Aurel Vemuni manovratori nuk ka në kompetencë të kontrollojë gjendjen teknike të betonierës, ndërsa tekniku Flamur Palla nuk ka përgjegjësi për kontrollin e pompës së (presës )së betonit.

Prokuroria është treguar e nxituar dhe nuk ka patur asnjë provë për të ndaluar dy shtetasit pasi relativisht duhet të pritet një akt ekspertimi për të përcaktuar përgjegjësinë e kësaj ngjarje të rende”, është shprehur ai.

35-vjeçari Josifi humbi jetën pasi u këput vinçi dhe i ra në kokë. I plagosur mbeti edhe një person tjetër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re