Avokati i 50-vjeçarit shqiptar që vrau kunatin e tij pasi mësoi se i kishtë përdhunuar vajzën për 9 vjet rresht, ka folur për mediat greke.

Ai ka thënë se Fatmir Terollari nuk kishte për qëllim të vriste Erjon Pelivanin dhe se nuk ka qenë i qetë në momentin që ka kryer aktin.

Lexo edhe :Related Posts

“Ajo që mund t’ju them është se qëndrimi i drejtorit tim është se nuk ka pasur qëllim vrasjeje dhe nuk ka qenë në gjendje të qetë shpirtërore gjatë këtij akti. Pjesa tjetër e detajeve do t’i prezantohen hetuesit mëngjesin e së hënës”, tha Michalis Vasilikos.

Sipas avokatit, 50-vjeçari që në momentin e parë ka deklaruar se tani që kanë kaluar orë dhe është qetësuar, i vjen shumë keq për gjithçka që ndodhi, por ai nuk pranon që ka pasur qëllim vrasjeje.

“Ai në fakt i kërkoi vajzës së tij shpjegim për fatin e parave që i kishte dhënë. Vajza e tij u detyrua nën këtë presion që t’i bënte këto zbulime. Ai u përpoq të kërkonte një shpjegim dhe dihet ajo që pasoi”, tha Vasilikos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re