Një grua, e cila mësohet se e ka parë 16-vjeçaren shqiptare Maria Hyseni, para se të vdiste, ka rrëfyer detaje në lidhje me ngjarjen.

Mediat greke, tregojnë se gruaja ishte dëshmitarja e vetme, që mësohet ta ketë parë adoleshenten duke qarë.

“Unë e pashë vajzën. Ajo ishte e mërzitur dhe ishte duke qarë. I ishte prishur makeup-i dhe i kishte rënë. Po ecte me nxitim, sikur po përpiqej të ikte diku. po përpiqej të vishte pantoflat e saj,”- mësohet të ketë thënë gruaja në fjalë.

Aktualisht autoritetet po zbërthejnë telefonin e Marias. 16-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur pranë një kishe.

Herën e fundit, ajo takoi një efektiv policie, me të cilin ishte njohur së fundmi, por ai në dëshmi, ka mohuar të ketë lidhje me vdekjen e shqiptare.

Ende mbetet mister vdekja e 16-vjeçares.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re