Djali i parë i Pablo Escobar ka zbuluar se është shpëtuar gjatë një përplasjeje me ármë zjárri që e la nënën e tij të vdèkur, nga një agjent MI6, i cili më pas e adoptoi atë. Roberto Sendoya Escobar, që tani jeton në Majorka të Spanjës nën emrin Philip Witcomb, e përshkruajti si një moment të jashtëzakonshëm kur në vitin 1989 i treguan se kush ishte babai i tij i vërtetë.

54-vjeçari që po flet para lançimit të librit “Djali i Escobar: I pari i lindur” (Son of Escobar: First Born) gjithashtu zbuloi se e dine se ku i ati i vet kishte fshehur milionat e gròposura që ende janë míster.

Për BBC ai tha: “Shpesh e pyesja babain tim që më adoptoi se çfarë lidhje kisha me imazhet që më kujtonin një grua me fustan të kuq dhe ato zhurmat e ármëve. Janë imazhe që më kanë ngelur në kokë nga fëmijëria. Atëherë nuk e kuptoja se çfarë ishin, por babai im më tregonte”.

Agjenti i MI6 shpesh e dërgonte të birin të vizitonte Pablo Escobar-in në Medelin në një farë mënyre edhe për të mbajtur nën kontroll lordin e kòkainës. Djali i Escobar thotë se Pablo i kishte dhënë disa kode të cilat do t’i deshifrojë për të kuptuar se ku ka fshehur milionat që ende nuk janë gjendur.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re