Një vaksinë e mundshme për koronavirusin nuk do të jetë gati deri në fund të vitit që vjen. Dhe, kjo do të ndodhte nëse marrim parasysh skenarin më të mirë të ngjarjeve.

Kështu është shprehur Pasi Penttinen nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

“Zhvillimi i vaksinës është një proces shumë i komplikuar edhe i shtrenjtë”,  u shpreh Penttinen për Sky News. Ai shtoi gjithashtu se në këtë proces janë përfshirë një numër i madh stadesh në teste në njerëz që tregojnë nëse vaksina është e sigurt dhe efiçente.

Pasi Penttinen shtoi gjithashtu:

“Veç kësaj, duhet të sigurohemi që në këtë lloj situate kapaciteti prodhues, të jetë në thelb i mjaftueshëm për të gjithë botën. Të kesh një afat kohor prej një viti e gjysmë apo dy vjet për ta arritur këtë nuk është asgjë më pak se një mrekulli.”

Penttinen është kreu i Programit për Influenzën dhe Viruseve të tjera Respiratore në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re