Skip to content

Flet infermierja që u kujdes për Boris Johnson: Ai u trajtua si gjithë pacientët e tjerë

boris johnson afp 10 downing street pippa fowels file 1587627741

“Boris Johnson ishte thjesht ‘një pacient tjetër për të cilin ne po përpiqeshim të bënim më të mirën”.

Keshtu ka deklaruar një nga infermieret, pjese e eikipit që u mor me trajtimin e kryeministrit britanik, ndërkohë që ai ishte i shtruar në spital i prekur nga koronavirusi.

Jenny McGee u vlerësua nga kryeministri që i qendroi mbi kokë, te shtrati, në kohën e tij kritike në trajtim intensiv, ku u trajtua edhe me oksigjen.

Infermierja nga Zelanda e Re tregon për BBC se ajo nuk e kishte menduar kurre që Kryeministri do ta përmendte  atë, dhe  se kur e degjoi u “shokua”.

Ajo këmbënguli se Johnson nuk mori asnjë trajtim të veçantë dhe mori gjithçka që marrin të gjithë pacientet që janë në kujdes intensiv.

Duke folur për Televizionin e Zelandës së Re (TVNZ), McGee tha: “Ne e konsiderojmë shumë seriozisht cilindo qe vjen në kujdesin intensiv, gjithe pacientët që vijnë tek ne, është një gjë shumë e frikshme për ta, kështu që ne nuk e marrim lehtë”.

McGee, e cila ka punuar në kujdesin intensiv për 10 vjet, tha se është e paimagjinueshme të shohësh pacientët që janë të ndarë nga familjet e tyre, apo për ata që kanë fund tragjik, duke e përshkruar atë si pjesën më të vështirë dhe të trishtuar të punës.

Ajo tha se infermierët janë të lumtur që u ofrojnë pak mbështetje pacientëve duke u “mbajtur dorën” në momentet më të vështira.