Elona, ish-e dashura e Taulant Pashos, djalit të çiftit shqiptar që u gjetën të vrarë dhe të copëtuar në valixhe, ka folur për herë të parë, tre ditë pas gjetjes së kufomave.

“La Nazione” shkruan se të vetmet fjalë që ka preferuar Elona të thotë është se nuk është ajo personi i fundit që ka parë të gjallë dy të ndjerët, Shpëtim dhe Teuta Pasho.

“Thjesht mund të them se nuk jam personi i fundit që i kam parë . Për pjesën tjetër, flisni me avokatin tim,”- tha thënë Elona.

Trupat e çiftit Pasho u gjetën të shpërndarë në katër valixhe pranë burgut të Soliçianos në Firence të Italisë, pesë vite pas zhdukjes.

Dyshja u zhdukën ditën që djali i tyre la qelinë e burgut, dhe u mungonin të gjitha sendet personale bashkë me 40 mijë euro që Shpëtimi kishte përfituar si dëmshpërblim pas një aksidenti në Shqipëri.

Taulant Pasho u gjet, dhe është sërish në burg në Zvicër. Ditën që ai u lirua nga burgu në Itali, Elona priste prindërit e tij në mënyrë që të gjithë bashkë t’i uronin mirëseardhjen nga burgu.

Por kjo gjë nuk ndodhi. Gjithsesi kjo ngjarje është ende e mbuluar me mister për drejtësinë italiane.

Ata po hetojnë për prishjet e pazareve të të birit që ishte i ‘përlyer’ në trafikun e dogës, që mund t’i kenë ‘paguar’ prindërit dhe konfliktet e herëpashershme që kishin të ndjerit me Elonën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re