E ftuar në Fax News, mjekja kardiologe Engjëllushe Hasani ka folur lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shndërruar në një problem serioz për shëndetin publik, jo vetëm në botë por edhe në vendin tonë.
Specialistja i konsideroi sëmundjet e zemrës si “vrasës të heshtur”, ndërsa shtoi se ato janë rritur edhe tek moshat e reja.
Gjatë intervistës me gazetaren Eliana Hoxha, kardiologia shpjegoi me detaje se si të dallojmë një shqetësim real kardiovaskular dhe cilat janë shenjat, të cilat duhet të na shqetësojnë.
Si dallohet një shqetësim real kardiovaskular? Kur duhet të shqetësohemi?
Mjekja: Dhimbjet e zemrës janë dhimbje që nuk zgjasin shumë. Është një nga ato elementët që kur ne pyesim individin se si ankohet, sa zgjatën dhimbjet, çfarë intensiteti ka, në ç’pozicion shfaqet, në çfarë pozicioni shfaqet, a shfaqet kur ai bën një aktivitet? Nëse dhimbjet janë të zgjatura dhe kanë lidhje me pozicionin, atëherë na orientojnë që këto dhimbje nuk janë kardiake.
Po shenjat e para, cilat janë?
Mjekja: Zakonisht nuk është një shenjë e vetme. Mund të kemi dhimbje të gjoksit, të cilat mund të përhapen në shpatullën e majtë. Mund të kemi mpirje të krahut… Këto elementë mund të shoqërohen me një rritje të tensionit. Mund të shoqërohen edhe me lëvizje të ritmit. Mund të shoqërohen me të vjella. Mjafton që individi ta vlerësojë ankesën që ka dhe ti drejtohet një mjeku. Qoftë edhe mjekut të familjes, i cili mund ta drejtojë tek një specialist kardiolog.
Ndiqni intervistën e plotë: