Për kryediplomatin e lartë të SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, liria e medias është një ndër faktorët kyç për një demokraci të shëndetshme në Shqipëri.

LEXO INTERVISTEN E PLOTE  (KETU)

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Panorama, David Wisner është shprehur se duhet një opozitë e fortë, një shoqëri civile aktive dhe vigjilente, si dhe media të lirë dhe të pavarur, të cilët janë thelbësore për demokracinë.

“Janë votuesit shqiptarë që zgjedhin zyrtarët dhe përfaqësuesit e tyre në Parlament. Prandaj zgjedhjet janë aq të rëndësishme në demokraci. Edhe partitë politike kanë përgjegjësinë që të sigurohen se nxjerrin kandidatë, që meritojnë besimin e publikut dhe që do t’u shërbejnë interesave më të mira të zgjedhësve të tyre. Një opozitë e fortë, e gjallë, një shoqëri civile aktive dhe vigjilente, si dhe një shtyp i lirë dhe i pavarur janë të gjitha thelbësore në çdo demokraci të shëndetshme”, u shpreh Wisner.

 “Panorama”: Ekziston një perceptim në qarqet mediatike të analizës se vendi ka një opozitë të dobët e të përçarë dhe se pushtetet kontrollohen nga një dorë që është Kryeministri Rama. Si do t’i përgjigjeshit këtij perceptimi se ndërkombëtarët mbështesin stabilokracinë në kurriz të standardeve të demokracisë?

I ngarkuari me punë Wisner: Janë votuesit shqiptarë që zgjedhin zyrtarët dhe përfaqësuesit e tyre në Parlament. Prandaj zgjedhjet janë aq të rëndësishme në demokraci. Edhe partitë politike kanë përgjegjësinë që të sigurohen se nxjerrin kandidatë, që meritojnë besimin e publikut dhe që do t’u shërbejnë interesave më të mira të zgjedhësve të tyre. Një opozitë e fortë, e gjallë, një shoqëri civile aktive dhe vigjilente, si dhe një shtyp i lirë dhe i pavarur janë të gjitha thelbësore në çdo demokraci të shëndetshme.

“Panorama”: Parlamenti është prej dy muajsh në ngërç, pasi opozita pretendon se i janë shkelur të drejtat kushtetuese me refuzimin e komisioneve hetimore. Thirrjes tuaj për dialog, shumica iu përgjigj me hartimin e një projektligji që, sipas ekspertëve, e kufizon të drejtën e opozitës për të ngritur komisione hetimore. Cili është qëndrimi juaj për këtë?

I ngarkuari me punë Wisner: Siç e kemi pohuar më parë, një opozitë energjike është thelbësore në çdo demokraci të shëndetshme. Thënë kjo, Shtetet e Bashkuara dhe shumë nga partnerët tanë, përfshi Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë dhe BE-në, kemi shprehur shqetësim për ngjarjet që janë zhvilluar në Parlament gjatë muajve të fundit.

Sigurisht që mund të ketë mosmarrëveshje për politikat, por ka nevojë për dialog konstruktiv, debat me respekt, si dhe pranimi se zyrtarët e zgjedhur nga çdo parti politike punojnë për njerëzit, për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë, si dhe për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj euro-atlantike.

Edhe Kongresi ynë ka debate shumë energjike dhe ndonjëherë plot kundërshti, përfshi edhe nëpërmjet komisioneve tona hetimore. Hetimet tona, në shumë raste, kanë çuar në përparim të rëndësishëm politik dhe të politikave. Si parim i përgjithshëm, mekanizmat legjislative marrin kohë dhe janë të vështira, por një gamë mjetesh janë me rëndësi për të siguruar që demokracitë t’i debatojnë zhvillimet.

LEXO INTERVISTEN E PLOTE

Ekskluzive/ “Krenarë që mbështesim SPAK, po i vjen fundi pandëshkueshmërisë”- David Wisner: Sanksionet ‘non grata’ për të korruptuarit do të vazhdojnë

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re