Gjatë një vizite elektorale me banorët e fshatit në Izvor të Memaliaj, ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka pasur një përplasje verbale me kreun e LSI-së Yzeir Malkaj.

Në një prononcim për faxweb kryetari i LSI-së në fshatin Izvor, tregoi se kishte shkuar në takim si qytetar dhe jo si anëtar i një partie tjetër, madje kishte marrë dhe leje për këtë. Shqetësimet e ngritura prej tij mbi rrugën e fshatit, ku theksoi se rruga e inaguruar është një rrugë pa cilësi, bërën që socialistët të acaroheshin dhe të kërkonin heqjen e fjalës së tij. Fillimisht ishte kryetari i Bashkisë Memaliaj, i cili e cilësoi si një person të LSI-së dhe i hoqi fjalën, më pas debati verbal vazhdoi mes Yzeirit dhe ministrit Bledi Çuçi.

“Po është e vërtetë, u zhvillua një takim me banorët e zonës për problematikat e fshatit dhe unë pyeta nëse ishte mbledhje partie apo mes banorësh. Mua nuk mu dha e drejta për diskutimin e rrugës që është bërë dhe u inagurua, një rruge pa cilësi. Kryetari i Bashkisë Memaliaj u ngrit dhe tha për mua se nuk kisha të drejtën që të flisja ashtu pasi isha kryetari i LSI-së dhe më hoqën fjalën. Aty debatuam.

Unë ngrita shqetësimin edhe për shkollën e fshatit Izvor, pasi cdo 6 muaj vijnë  e izolojnë kur unë çoj zërin  dhe  shkoj në  institucione nuk më përfillin. Këtu në mbledhje flisnin veç me ironi sepse më shikojnë si njeri partiak duke thënë mona etj, por unë jam banorë i ketij fshati e s’kishte lidhje me partinë”, u shpreh Yzeir Malkaj për Faxweb.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re