Koronavirusi mberriti në Shqipëri prej disa ditësh, ku deri më tani janë shënuar 55 raste dhe një viktimë.

Një nga personat e infektuar me Covid-19 ka folur mbrëmjen e sotme në
një lidhje telefonike për emisionin “Open”, ku ka treguar si u infektua
dhe çfarë ka ndjerë ditën e parë dhe në vazhdim.

Ai tregoi se e ka kryer testin në datën 10 mars, kur dëgjoi për
pacientin zero që doli me koronavirus, dhe po atë ditë doli pozitiv me
Covid-19.

Pacienti i quajtur Mark tha se që nga ai moment është vetëkarantinuar në shtëpinë e tij dhe se nuk ka dalë jashtë saj.

Ai tha se ditët e para ka pasur vetëm djersitje, ndërsa ditën e tretë nisi t’i rritej temperatura.

Sipas Markut, në ditën pestë ka pasur probleme jo serioze me frymëmarrjen.

Më tej ai qetësoi qytetarët e panikosur duke u shprehur se
koronavirusi është diçka e menaxhueshme, ndërsa theksoi se sot është në
ditën e tetë si i infektuar.

Marku tha:

Unë në momentin që dëgjova për zotërinë (pacienti zero) që ka dalë me Koronavirusi, jam interesuar po atë ditë kam bërë tamponin dhe me datën 10 në mëngjes kam dalë pozitiv. Në momentin e parë u tremba sepse ishte një sëmundje e pa dëgjuar, shumë panik, po flitej në të gjithë botën ishte një tmerr i vërtetë.

Unë në momentin që kam dalë pozitiv jam vetëkarantinuar, nuk kam dalë fare. Ka ardhur doktori me stafin, jam lidh me Piperon dhe kam marr asistencë në shtëpi. Ditët e para kisha vetëm djers. Ditën e tretë temperatura, 38.2, 38 .3. Ditën e pestë ka vazhduar pak mungesa e frymëmarrjes, por jo e papërmbajtshme, pak e zorshme.

Jam ndihmuar nga mjekët me anë të telefonit dhe me urgjencën kam folur. Jam ushqyer si gjithmonë kur kam pas temperaturë kam pirë paracetamol, uji lëngje supë. Është çështje paniku më shumë, është diçka e menaxhueshme. Është më pak ne një grip normal. Sot jam në ditën e tetë. Javën tjetër bëj tamponin për të kuptuar nëse kam më COVID apo jo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re