Sëmundjet e lëkurës janë të shumta, por vetëm disa prej tyre detyrojnë pacientët që të paraqiten te mjeku për vizitë. Kjo ndodh edhe për faktin që nënvlerësohen. Por një njoftim që virusi mund të shfaqej edhe si një problem në lëkurë, ka vënë në alarm vetë dermatologët.

Dermatologia Brundila Bardhi thotë se ka rreth dy javë që mjekët kanë identifikuar raste, që bëjnë një lidhje me pacientët që janë me COVID dhe disa shenja të veçanta në lëkurë. Por sipas saj, kjo është akoma një hipotezë sepse akoma do bëhen studime.

Mjekët kanë parë dhe po referojnë raste, qoftë në shoqatën dermatologjike europiane apo amerikane dhe gjithë mjekët nëpër botë, po referojnë rastet e tyre, që bëjnë një lidhje me pacientët që janë COVID pozitv dhe disa shenja të veçanta në lëkurë. Dhe duke u bërë dhe ato biopsitë që janë parë janë gjetur mikrotrombe në enët e vogla të gjakut, që nuk janë fort tipike për lëkurën, ose pika të vogla gjaku kryesisht në ekstremitete, kryesisht në duar osë në këmbë në ekstremitete nga ngushtimi i enëve të vogla të gjakut – pohon doktoresha e lëkurës.

Por a ka lidhje kjo me Covid 19, ajo thotë:  Po, janë gjetur që ka lidhje, megjithatë akoma do bëhen studime të thella, këto janë hipoteza, por që është një pasqyrë sepse lëkura jonë është një pasqyrë.

Megjithatë është parë që shenja kryesore e tij është në mushkëri, por mendohet që është një lidhje e tillë, duke qenë se derma ka ato enët e vogla të gjakut, që bëjnë ushqimin të transmetohet dhe kjo lloj lidhje jep një mikroqarkullim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re