Nga aksidenti i ndodhur ditën e sotme në Skrapar, një 17-vjeçare është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, e cila mund të operohet për shkak të plagëve të marra.

Në një prononcim për mediat, drejtori i Qendrës së Emergjencave, në Spitalin e Traumës, Skënder Brataj ka shpjeguar se gjendja e saj shëndetësore është e mirë, ndërsa priten ekzaminimet e mëtejshme për të parë dëmtimet e saj.

“Ka frakturë të kockës së këmbës dhe shtypje të mushkërive. Presim dhe ekzaminime të tjera. Vajza do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë” u shpreh doktori.

Furgoni doli nga rruga, teksa po transportonte nxënësit për në një shkollë në Çorovodë, nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj. Si pasojë e aksidentit, mbetën të plagosur 10 nxënës, ndërsa 5 prej tyre kanë pasur më shumë dëmtime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re