Në një komunikim me Report TV nga paraburgimi i Bënçës në Tepelenë, kunati i Henri Çilit, Gazmir Ajdini, thotë gjithçka sipas versionit të tij.

Ai është arrestuar me një sasi të vogël lënde plasëse në makinë, siç u shpreh. Por thotë se për të bërë të madh aksionin “Mezhgorani” ku u prangos edhe kunati i tij Henri Çili, arrestuan edhe 30 veta të tjerë që ai nuk i njeh.

Gazmir Ajdini akuzon se e gjitha është politike dhe për t’i prishur imazhin kunatit të tij.

“Më kapën lëndë plasëse në dorë një sasi të vogël. Unë kam qenë vetëm në makinë. Pas meje kishin kapur 30 veta, 15 kanë ardhur këtu (në paraburgimin e Bënçës), nuk i njoh fare.

I futën 30 veta që të bënin show, për të prishur imazhin e Henrit. I futi të gjithë bashkë që t’i prishte imazhin Henrit, se janë çështje të ndryshme, nuk kanë lidhje me përgjimet e mia.

Unë kam folur me 2-3 veta, këta fusin 30 veta. Del Ard Veliu e bën show me emrin e Henrit, del Erjon Braçe e bën show, për këto muhabete duhet të jetë bërë politike gjëja. Prokurori është xholi i parë, se ç’a ka mbrapa një zot e di“, thotë Ajdini.

Gazmir Ajdini thotë se i vjen keq për vdekjen e efektivit të RENEA-s në vitin 2015 gjatë aksioni policor anti-marijuanë në fshatin e Gjirokastrës, Lazarat, që dikur lulëzonte kanabisi.

Ai shpreh keqardhje mbi të gjithë si një besimtar mysliman, pasi siç thotë, edhe Gazmir Ajdini, është i besimit islam, dhe falet.

Por e vërteta sipas tij, është krejt tjetër. Duke marrë parasysh që ai ka qenë në qeli me Alikot, kur është ndodhur më herët në burg në episode të tjera dhe akuza të tjera, ka dëgjuar versionin e tyre.

Ajdini thotë se e mori përsipër t’i gjente avokat të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e policit, pasi besonte se Arbjon Aliko është i pafajshëm.

“Më vjen keq për vëllain se ka qenë vëlla mysliman më vjen shumë keq që ka vdekur, se edhe unë falem, por nuk ka lidhje me dosjen. Është bërë e pamundura që të zbardhej e vërteta, nuk është kërkuar asgjë e jashtëligjshme”, tha Ajdini.

Kunati i Henri Çilit thotë se në të gjitha ndërmjetësimet që janë bërë për çështje të ndryshme që kishte marrë studio ligjore e Henri Çilit, nuk ka pasur takime me gjyqtarë.

Ai mohon të ekzistojë ndonjë përgjim që flet për premtimin ng anjë drejtues i një organi të lartë të drejtësisë se dosja e Arbjon Alikos dhe Feti Yzeirajt do të jetë në 50 të parat që do të shqyrtohet kur të ngrihet Gjykata e Lartë.

Sipas Gazmir Ajdinit, edhe vetë organi i akuzës është tërhequr nga ky version duke e hedhur poshtë këtë akuzë.

“Ndërmjetësimi nuk ka kuptim të takohet gjyqtari që tani…që të takoheshin asnjë gjyqtar në lidhje me këto muhabete. ai ka sallë avokatie.

Po të kishte dalë në përgjime diçka tjetër, do kishte dalë e gjitha në skenë, me gjithë emrin. Nuk ka një person që ka komunikuar Henri Çili, e ka hedhur akuza poshtë.

Aliko dhe Yzeiraj në 50 dosjet e para?  Ajdini: Është dhënë premtim që do bëhet e pamundura në mënyrë avokatike, që çdo gjë të vihej në vendin e vet, që të zbardhej e vërteta në të gjitha drejtimet.  

Çdo gjë që është incizuar me zë aty, Çdo gjë është e rregullt. Pas çdo lloj mesazhi, shkruhej poshtë mesazhit nga Çili” “Gazi gjithmonë të takohesh me avokatët tek studio e avokatisë”, thotë Gazmir Ajdini.

Kunati i Henri Çilit, Gazmir Ajdini, thotë së nuk ka asnjë njohje me biznesmenin nga Shkodra, Sait Fishta, i cili ra në pranga në operacionin “Mezhgorani” së bashku me vëllain e tij, Besnikun.

Të vetmit miq që ai ka dhe ka takuar janë vëllezërit Aliko në burg, dhe babai i tyre, Adil Aliko, me të cilin takohej për ecurinë e çështjet që kishte marrë përsipër studio e avokatisë së Henri Çilit.

“Sait Fishtën, nuk e kam takuar asnjëherë, unë nuk e njoh. Unë njoh babain e Alikove, i kam miq, nuk më ndalon asnjë person t’i kem miq, si Rama që tha kam miq Dakon, edhe mua nuk më ndalon asnjë njeri të kem miqtë e mi“, tha Gazmir Ajdini.

“Ja është Henri që ka frikë nga ligji, Henri nuk më takonte mua, se nuk donte të kishte lidhje…jo për keq, por se kishte punët e tij, unë kisha punët e mia.

Nuk ka lidhje Henri cili se ndryshe nuk do lirohej. Po të shikoni dosjen dhe dokumentet e Henri Çilit, do kuptoni që nuk ka lidhje. Henri ka thënë që nga momenti që ka studio ligjore i lejohet çdo lloj ndërmjetësimi.

Në momentin që ata janë liruar dhe gjykatësi e ka kuptuar që ka qenë kot. Në lidhje me akuzat e tyre nuk ka çfarë të provosh.

Henri ka 11 vjet që ka UET dhe nuk ka falsifikuar një gërmë”, tha Gazmir Ajdini.

“E gjithë kjo që ka bërë prokurori Asllan Bajrami është një fasadë për t’i prishur imazhin si Henri Cilit si familjes time. Operacion i pakuptim dhe dalin e bëjnë show me emrin e Henri Cilit.

Henrin e njohin të gjithë, gjithë Shqipëria. Kanë shfrytëzuar rastin dhe e kanë përmendur në çdo gjë të kotë. Nuk ka asnjë përgjim të paligjshëm mes meje e Çilit.

Ai ka një studio ligjore dhe i lejohet të ndërmjetësojë në lidhje avokatie dhe personit që ka probleme me ligjin. që ta ketë në funksion ligjor, brenda ligjor.

Henrit i kanë futur akuza që një zot i madh e di, edhe vetë prokurori po habitet me gjithë ato akuza. E gjithë kjo ka një prapaskenë se ndryshe nuk ka kuptim e gjithë kjo gjë. 

Ndoshta çdo gjë është politike, se politika kështu e ka, rri e rri e bën lojëra të tilla. Henri dhe vetë i ka pranuar përgjimet në gjyq, i kam biseduar me vëllain e partneres sime ka thënë – pra me mua.

Dhe përgjimet janë se kam studio ligjore për në shërbim të çështjeve. Henrin Cilin e njohin gjithë Shqipëria që është njeri letrat, botues, dhe nuk ka lidhje me këto gjëra. Ku ka ndërhyrë Henri? Për kë çështje?

Aty nuk ka filluar asgjë. Nuk e kuptoj pse e ka bërë këtë prokurori.  Edhe prokurori Asllanaj do vejë në vendin e vet. Do ta kuptojë që ka bërë gabim e do rregullojë gjithçka.

Doli prokurori nga fshati i Ballshit dhe bëri gjëmën në Shqipëri, bëri hatanë në Shqipëri. Me akuzat e pakuptimta që ka bërë prokurori është të vësh duart në kokë”, tha Ajdini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re