Drejtoresha e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka folur për herë të parë pas infektimit me COVID-19 nga Spitali Infektiv. Bino tha se ajo ndodhet ende e shtruar në spital edhe pse gjendja e saj është përmirësuar. Shefja e Spitalit Infektiv shtoi se ka mbërritur në momentin e duhur në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm. Ajo ka apeluar ndaj qytetarëve të mos e neglizhojnë dhe gripin stinor.

“Covidi nuk është grip, por koronavirusi është edhe me serioz, merr forma të rënda.Unë erdha në kohën e duhur në spital. Mund të them që edhe gripi është i rrezikshëm dhe për të duhet të vish në kohën e duhur për kurim. Gripi është sëmundje serioze, por që parandalohet nëpërmjet vaksinës. E rëndësishme është që vaksina nuk dëmton dhe nuk shkakton grip”, u shpreh Bino.

Doktoresha Bino foli edhe për mundësinë e vaksinimit të personave që janë të infektuar nga Covid-19. Sipas saj, personat që janë prekur nga koronavirusi mund të vaksinohen për mos t’u prekur edhe nga gripi, por kjo duhet të ndodhë 14 ditë pasi ata të jenë shëruar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re