Situata në Itali është alarmante nga koronavirusi, por nëse respekton udhëzimet e institucioneve fillon kthesa. Një gjë e tillë ndodhi sot edhe në Lodi, e cila është një nga zonat në vendin fqinj ku është bllokuar përhapja e koronavirusit. Por si u arrit kjo?

Qytetarët italianë në këtë zonë janë mbyllur të gjithë në shtëpi duke eliminuar të gjitha daljet e panevojshme. Për të kuptuar më mirë atë që po ndodh në Lodi (Lombardi) na ndihmon një qytetar shqiptar, Indrit Voga, i cili ndodhet në Itali me pushime.

Voga ka dërguar një video në redaksinë e Shqiptarja.com nga rrugët e Lodit, të cilat janë bosh. Kjo tregon se sesi qytetarët italianë në këtë zonë respektojnë rregullat duke mos dalë kur nuk kanë gjëra të nevojshme. Indriti thotë se italianët u sensibilizuan duke mos dalë nga shtëpia pa arsye, vetëm për cështje jetike, për në punë ose për të blerë për të ngrënë.

Rrugët e boshatisura të qytetit të Lodit, Itali

Videoja që
është filmuar sot në drekë nga i riu shqiptar që tregon rrugëtimin e tij
në qytet duke shkuar për në polici për të komunikuar me autoritetet për
shtyrjen e afatit të qëndrimit, pasi edhe pak ditë i kanë mbetur nga
periudha prej 3 muajsh që mund të qëndrojë në Itali në bazë të
rregullave të lëvizjes së lirë.

I riu shqiptar, Indrit Voga

Nga biseda me Indritin, mësojmë
se një nga përgjigjet që mori ishte se kushdo që ka probleme dhe ka
ngecur në një nga vendet e karantinave, afati do të shtyhet me 30 ditë
por nuk është akoma një vendim zyrtar. Në fund të bisedës, Indriti ka
një mesazh edhe për familjen e tij në Tiranë.

“Shpresoj që familja ime në Tiranë të jetë mirë, dhe të gjithë
shqiptarët. Edhe unë në fillim isha pak skeptik, dilja ndonjë kafe pa
maskë. Tani i jam përshtatur mënyrës së re të jetesës. Mos dilni në
kafe, jo clube, epidemia varet shumë nga si reagojnë qytetarët vetë. Kam
qenë atje që në momentin e parë të përhapjes së koronavirusit dhe do të
qëndroj pa dalë nga qyteti të paktën deri me 3 prill” tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re